Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJITHËSOJ

    kal.
    1. E shtrij diçka nga një grup i ngushtë në një rreth të gjerë njerëzish, i përfshij të gjithë për të njëjtën gjë, bëj që të zbatohet diçka nga të gjithë anëtarët e një grupi; e bëj diçka të përgjithshme, e përhap. Përgjithësoj përvojën e të përparuarve (e më të mirëve). Përgjithësoj një metodë pune.
    2. Nxjerr një përfundim të përgjithshëm nga shqyrtimi i sendeve dhe i dukurive të veçanta dhe nga lidhja e tipareve a e anëve të tyre të përbashkëta e më thelbësore; bëj një përgjithësim.