PËRMBYS
ndajf.
- Me gjoks e me fytyrë poshtë, me kurriz lart e me bark përdhe, barkas. I shtrirë përmbys. Fle përmbys. U kthye përmbys. Ra përmbys sa gjatë gjerë.
- Me pjesën e sipërme të kthyer poshtë a nga ana ku mbështetej, me majën poshtë e me fundin lart, kokëposhtë, së prapthi. I vuri (i ktheu) gotat (enët, arkat) përmbys. E ktheu varkën përmbys.
- Duke qenë i kërrusur mbi diçka. Rri tërë ditën përmbys mbi libra.
Shprehje
- E ktheu përmbys diçka a) bëri rrëmujë të madhe diku; b) e shkatërroi keq diçka, i solli dëme të mëdha diçkaje.