Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRMBYSEM

    vetv.
    1. Bie përmbys, rrëzohem me fytyrë e me bark përdhe; shtrihem barkas. Nuk e mbanin këmbët dhe u përmbys.
    2. Rrëzohem me forcë përdhe (zakonisht nga një vend i lartë me një automjet); vet. veta III bie me pjesën e sipërme poshtë e me rrotat përpjetë (për automjetet). U përmbys me kamion. U përmbys vetura (karroca, lundra).
    3. vet. veta III. Ndryshon rrënjësisht një gjendje; merr një drejtim të kundërt (një ngjarje a një punë). U përmbys gjendja (situata). U përmbys rrjedha e ngjarjeve.
    4. Pës. e PËRMBYS.

      Shprehje

      • Sikur qielli të përmbyset (të shembet)! shih te QIELL,~I. Edhe sikur bota (dynjaja) të përmbyset! shih te BOT/Ë,~A.