Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPUNOJ

    kal.
    1. E punoj diçka (zakonisht një lëndë të parë) dhe nxjerr prej saj prodhime të ndryshme; e punoj më tej diçka, e sjell në një gjendje më të mirë ose e bëj më të gatshme për t’u përdorur; i jap dorën e fundit një vegle, një detali etj. Përpunojnë bitumin (naftën). Përpunon pemët (rrushin). Përpunon qumështin. Përpunojnë lëndën e parë.
    2. E ngre diçka në një shkallë më të lartë, e përsos më tej, ia rrit vlerat e cilësinë, duke e studiuar më me kujdes e me zell të posaçëm, duke e shtjelluar më mirë, duke e lëmuar etj. Përpunojnë gjuhën. E përpunojmë tej veprën (romanin).
    3. Ndërtoj a formoj diçka, duke menduar mirë e duke punuar me kujdes për të, duke shfrytëzuar përvojën etj.; përgatit diçka me kujdes të posaçëm, duke e menduar mirë dhe duke përqendruar gjithë vëmendjen; bëj, hartoj me kujdes. Ka përpunuar dhe ndjek një vijë politike të drejtë. Përpunoi një teori të re. Përpunoi një plan të hollësishëm. Përpunoi një projekt të ri.
    4. zakon. keq. Përpiqem t'i mbush mendjen dikujt e të ndikoj tek ai me mënyra të ndryshme, që të mbajë një qëndrim të caktuar për përfitime vetjake. Përpunonin mendimin (opinionin) publik. E kishte përpunuar një kulak. I përpunonte që të votonin për të.