Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRPUNUAR

    mb.
    1. Që është punuar për ta sjellë në një gjendje më të mirë ose për ta bërë më të gatshëm për t'u përdorur. Lëndë e parë e përpunuar.
    2. Që është punuar me kujdes për t'i rritur më tej vlerat e cilësinë. Roman (tekst) i përpunuar. Botim i ri, i përpunuar.
    3. muz. Që është vënë dorë mbi të dhe i janë shtuar elemente të reja, pa prekur motivin kryesor (zakonisht për një këngë a valle popullore). Muzikë e përpunuar. Valle (këngë) të përpunuara.