Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHESH

    Ikal.
    1. E bëj bukën copa-copa të vogla dhe e fut në një enë me qumësht, me kos, me lëng mishi etj.; e bëj bukën përshesh.
    2. fig. E dërrmoj fare diçka, e bëj thërrime. I përsheshi kali plisat me potkonj.

      Shprehje

      • Ia përsheshi turinjtë (hundët) dikujt e goditi rëndë në fytyrë dhe e gjakosi, ia dërrmoi hundët, i theu hundët; i theu turinjtë.
    IIm. sh.
    1. Copa buke të futura e të zbutura në një enë me qumësht, me kos etj. Përshesh me qumësht (me dhallë, me kos). Bëri një përshesh të mirë. Hëngri një çanak me përshesh.
    2. Gjellë që bëhet me copa buke të zhytura në lëng mishi (kryesisht të pulës) ose të përvëluara me ujë të valë, me gjalpë e me erëza; gjellë me grurë të zier, me miell, me vaj e me mjaltë. Përshesh me bukë misri (me kulaç). Përshesh me gjalpë e me dhiozmë. Gjel deti me përshesh. E bëri pulën me përshesh.
    3. fig. Rrëmujë, lëmsh, çorbë. U bë puna përshesh. E bëri përshesh diçka e ngatërroi keq diçka.

      Shprehje

      • M'u bë koka (mendja) përshesh (dhallë, bozë, çorbë, lëmsh, tym) shih te DHALL/Ë,~A. Ia bëri turinjtë (hundët, kokën) përshesh dikujt e goditi rëndë dhe e gjakosi në fytyrë, ia theu turinjtë dikujt, e dërrmoi. I ka dalë qumështi mbi përshesh dikujt shih te QUMËSHT,~I. I ha përsheshin macja shih te HA. U nda nga lëngu e nga përsheshi dikush shih te LËNG,~U. Gjen shesh e bën përshesh shih te SHESH,~I. Di vetëm të hajë (të rrasë) përshesh dikush di vetëm të hajë e të pijë, nuk e ke për punë. U bënë përshesh me përshesh (me njëri-tjetrin) u përleshën e u rrahën keqas, u vranë e u grinë. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj. u. shih te LOP/Ë,~A.