Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHKËNDIT

    kal.
    1. Shpërndaj andej e këtej, përhap në vende e në drejtime të ndryshme; i detyroj njerëzit a kafshët të ikin në vende të ndryshme e të humbasin lidhjet; përshkoq; vërvit, hedh tej me vrull. I përshkënditi lufta. I përshkënditi bisha bagëtitë. I trembi zogjtë dhe i përshkënditi. Era përshkëndit gjethet e thata.
    2. Përpush urët ose zjarrin; bëj që të nxjerrë shkëndija.
    3. fig. E bëj që të shndritë, i jap shkëlqim; bëj që të duket sikur lëshon shkëndija. Dielli përshkëndit xhamat e dritareve. Përshkënditi sytë nga inati.
    4. jokal. Shkëlqen, flakëron. Përshkënditin rrezet e diellit.