Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRSHKËNDITEM

    vetv.
    1. kryes. sh. Shpërndahemi andej e këtej, përhapemi në vende e në drejtime të ndryshme; ndahemi nga njëri-tjetri, shkojmë në vende të ndryshme e humbasim lidhjet; përshkoqem; vet. veta III përndahet andej e këtej (i shtyrë nga era etj.). Janë përshkënditur në të katër anët e botës. U përshkënditën si zogjtë. Gjethet përshkënditeshin nëpër pyll.
    2. vet. veta III. Lëshon shkëndija (zjarri etj.). Përshkënditet zjarri.
    3. vet. veta III. Lëshon herë pas here një dritë që të vret sytë; shkëlqen fort sikur lëshon shkëndija; vezullon. Përshkënditej qielli. Përshkënditej deti. I përshkënditeshin sytë.
    4. Pës. e PËRSHKËNDIT.