PËRVËLOHEM
vetv.
- Digjem keq me ujë të valuar a me një lëng tjetër shumë të nxehtë; digjem shumë e menjëherë, përcëllohem; kam të nxehtë të madh, kam zjarrmi të madhe. U përvëlua me ujë të nxehtë. M`u përvëlua goja (gjuha). Iu përvëluan duart (këmbët). U përvëluam në diell. Përvëlohej nga ethet.
- edhe fig. Digjem e shkatërrohem; pësoj një dëm të madh a një fatkeqësi; e pësoj keq për një faj a për një gabim. U përvëluan nga lufta. U përvëlua për fajin e vet.
- fig. Vuaj shumë shpirtërisht për dikë a për diçka, digjem përbrenda nga një ndjenjë e fortë; përgjërohem. Digjej e përvëlohej djali.
- Pës. e PËRVËLOJ.