PËRVËLOJ
kal.
- Djeg keq me ujë të valuar a me një lëng tjetër shumë të nxehtë; djeg shumë e menjëherë, përcëlloj; djeg me një lëndë kimike etj.; e bëj të ketë shumë të nxehtë a zjarrmi të madhe. E përvëloi me ujë. Më përvëloi gojën (gjuhën). Më përvëloi duart. I përvëloi cigarja buzët. Përvëloi lëkurën me acid. Plehu i përvëloi bimët. Na përvëloi dielli. E përvëluan ethet.
- I hedh ujë të valuar për t'i hequr puplat më lehtë. Përvëloj pulën (gjelin e detit).
- Ziej në ujë të nxehtë për ta larë (për rrobat). Përvëloj rrobat (çarçafët).
- I hedh një gjelle lyrë të skuqur; i hedh përsipër shurup të nxehtë një ëmbëlsire për ta zbutur dhe për ta ëmbëlsuar më shumë. Përvëloj pilafin (makaronat). Përvëloj me gjalpë (me vaj). Përvëloj bakllavanë (kadaifin). Përvëloj me shurup.
- edhe jokal. vet. veta III. Më djeg shumë; kam therje a pickime të forta. E përvëloi piperka. I përvëloi fytin duhani. Na përvëloi tymi sytë. Më përvëlon goja (gryka). Më përvëlojnë sytë për gjumë. Më përvëlon krahu nga gjilpëra. Më përvëlon plaga.
- edhe fig. E djeg dhe e shkatërroj; i shkaktoj një dëm të madh a një fatkeqësi; e djeg keq dikë për një faj a për një gabim. Pushtuesit përvëluan fshatra e qytete (na therën e na përvëluan). E përvëloi mirë një herë.
- fig. E zhduk me rrënjë një të keqe, e djeg diçka dëmtare e që pengon ecjen përpara, e bëj shkrumb e hi. Përvëluan zakonet prapanike. I përvëluan në zjarrin e revolucionit.
- fig. E bëj dikë të vuajë shumë shpirtërisht, ia djeg zemrën. Na përvëloi zemrën (shpirtin). Na përvëloi vdekja e tij. Më përvëloi me atë që bëri.
Shprehje
- Iu përvëlua (iu dogj, iu zhurit) zemra (shpirti) për dikë a për diçka shih te ZEM/ËR,~RA.