PELIN
m.
- bot. Bimë barishtore shumë e hidhur, me kërcell të mbuluar me push dhe me gjethe ngjyrë hiri të zbardhëlleme, me lule të vogla në ngjyrë si të verdhë, që përdoret në mjekësi, për prodhimin e pijeve të ndryshme etj. Gjethe pelini. Erë pelini. I hidhur si pelin.
- fig. Hidhërim i madh, helm. Lot pelini.
- përd. mb. Shumë i hidhur, helm (edhe fig.). E kam gojën pelin. I kishte fjalët pelin.
- përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin «i hidhur»). Pelin i hidhur (i hidhur pelin).