PELTE
f. sh.
- Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer, paluze; lëng pemësh a perimesh që lihet të trashet duke zier në zjarr. Pelte pemësh (ftonjsh, mollësh, kumbullash). Pelte domatesh. E ushqen me pelte (fëmijën). U bë si pelte u zbut shumë.
- Lëndë si qull i trashë; diçka e qullët. Pelte gjaku. Paçja ishte bërë pelte.
- fig. bised. Njeri i ngjallur, por i pafuqishëm, njeri i qullët.
Shprehje
- E bëri pelte dikë e rrahu shumë keq, e zhdëpi në dru, ia zbuti mirë kurrizin; e dërrmoi.