PELLG
m. sh.
- Gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend nga që s'rrjedh, nga që gjen pengesë etj. Pellg i madh (i vogël). Pellg me ujë. Ra (shkau) në një pellg. Ishte bërë udha tërë pellgje.
- Gropë e madhe, e mbushur me ujë të grumbulluar për ujitje a për qëllime të tjera; rezervuar. Pellg artificial. Pellg për të rritur peshk.
- Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë. Pellg deti (lumi).
- Sasi e madhe e një lënde të lëngët, që është derdhur a është grumbulluar mbi një sipërfaqe. Pellg gjaku. Pellg nafte. U derdh gjaku pellg.
- gjeogr. Trevë që laget nga një lumë a nga degët e tij; tërësia e mëngëve të një lumi; sipërfaqe ku rrjedhin e ku mblidhen ujëra, burime etj. Pellg lumor.
- gjeogr. Trevë e gjerë që përfshin një det pak a shumë të mbyllur dhe viset rreth tij. Pellgu i Egjeut (i Adriatikut, i Mesdheut).
- gjeogr. Trevë e ulët fushore, e rrethuar prej malesh; ultësirë; rrafsh i gjerë, i rrethuar me male. Pellgu i Shkodrës. Pellgu i Korçës.
- Vend me shtresa të pasura mineralesh a lëndësh të tjera. Pellg i pasur vajguror. Pellg nafte. Pellg qymyrguri. U zbulua një pellg i ri (i rëndësishëm).
- keq. Mjedis a vend me njerëz të këqij a me njerëz që kanë pikëpamje të mykura a reaksionare, që janë të shthurur moralisht etj.; gjendje e keqe a e vështirë; moçal, batak. Pellg oportunistësh (mikroborgjezësh, kumarxhinjsh). Pellg rigjykimesh (besëtytnish). E nxori nga pellgu. Doli nga pellgu ku kishte rënë.
- fig. Mesi, palca, kulm (për një periudhë kohe etj.). Në pellg të dimrit.