PESËVJEÇAR
Im. sh.
- Plan pesëvjeçar për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës. Pesëvjeçari i shkuar (i ardhshëm). Pesëvjeçari i gjashtë. Vepra të ndërtuara gjatë pesëvjeçarëve. Tejkaluan pesëvjeçarin. Brenda pesëvjeçarit.
- Periudhë kohe prej pesë vjetësh. Pesëvjeçari i fundit të shekullit.
IImb.
- Që zgjat pesë vjet; që përfshin pesë vjet; që kryhet brenda pesë vjetëve. Periudhë pesëvjeçare. Plani pesëvjeçar. Shkollë pesëvjeçare. vjet. shkollë fillore me pesë klasë.
- Që është pesë vjeç, që ka mbushur moshën pesë vjeç. Djalë pesëvjeçar. Vajzë pesëvjeçare.
- Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Këpucë (rroba) për pesëvjeçarë.