Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PESIMIST

    m. sh.
    1. Ai që mendon e vepron me pesimizëm ai që është i prirur për t'i parë gjërat me pesimizëm; njeri plot mërzi e parandjenja të këqija; kund. optimist. Ishte pesimist i madh. Parashikime prej pesimisti.
    2. si mb. ~, ~E. Që është gjithë pesimizëm, që është karakteristik për pesimistin; që është i mbushur me mërzi e me parandjenja të këqija, që e sheh çdo gjë me pesimizëm; kund. optimist. Njeri pesimist. Qëndrim pesimist. Parashikime pesimiste. Ishte shumë pesimist për të ardhmen.