Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PEZULL

    ndajf.
    1. Në ajër, ngritur në një farë lartësie nga toka, pa lëvizur, pa u mbështetur a pa u mbajtur gjëkundi; në hava. Qëndron (rri) pezull në ajër. Ngre pezull ngre lart përnjëherësh, duke u shkëputur nga toka e nga vendi ku mbështetej.
    2. fig. Në mënyrë të papërfunduar; pa dhënë rrugëzgjidhje diçkaje, pa e ndarë as këtej as andej. Probleme të mbetura pezull. E mbanin çështjen pezull.
    3. fig. Varur. Rreziku u rrinte pezull mbi tokë.

      Shprehje

      • Me frymën (me zemrën) pezull duke qenë shumë i shqetësuar për diçka, në merak të madh për diçka.