PILË I
f. sh.
- Dy arra njëra mbi tjetrën ose tri arra të afruara me një kokërr tjetër përsipër, që i vënë fëmijët në tokë kur luajnë duke i gjuajtur me një arrë më të madhe. Një pilë arrash. I ra pilës.
- Gur a dru ku mbështetet pilca.
- Këmbë ure prej betoni e me përmasa të mëdha.
- Secili nga trarët e mëdhenj, që vihen në urat e drunjta.
- Brezi i murit.
- Breg i vogël, bregore, sop. E ndoqi pilë më pilë e ndoqi këmba-këmbës.
- përd. ndajf. Njëra mbi tjetrën, në dy shkallë (për arrat kur luajnë fëmijët); njëri mbi tjetrin. Pilë më pilë njëri mbi tjetrin dhe pa rregull. I vuri arrat pilë.
Shprehje
- I ka punët pilë dikush nuk ka asgjë të sigurt, e ka gjendjen të paqëndrueshme.