PILË II
f. sh. fiz. elektr.
- Aparat që shndërron një reaksion kimik, një reaksion bërthamor ose nxehtësinë në energji elektrike; mjet që shërben si burim i energjisë elektrike. Pilë elektrike. Pilë atomike. Pila e Voltës pilë e përbërë prej disa pllakëzash zinku, të ndara nga disa rrathë cohe të ngopur me acid sulfurik. Pilë e thatë bateri.