Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PIPER

    m.
    1. bot. Bimë kacavarëse, që rritet në vende tropikale dhe bën kokrra të zeza, djegëse e me erë të mirë; kokrrat e kësaj bime ose pluhuri djegës që bëhet duke bluar këto kokrra; piper i zi. Bima e piperit. Bluaj piper. I hedh piper pilafit.
    2. Pluhur që bëhet duke bluar piperka të kuqe, piper i kuq. spec. Piper djegës. I hedh gjellës piper. E dogji piperi. S`e përdor piperin.
    3. fig. Njeri me huqe, llafazan e idhnak që zemërohet vetë shpejt ose inatos të tjerët e i fut në grindje. Ishte një piper ai që...

      Shprehje

      • U bë piper (spec) shih te SPEC~I. PIPERE f. sh. bot. Piperkë.