SPEC
m. sh.
- bot. Perime që bën fryte të gjata, të fryra, mishtake e me fara brenda; frytet e kësaj bime që përdoren si perime: spec djegës; speca të mbushur (gjell.).
- Piper i kuq.
- Si mb. fig. bised. shumë idhnak e nevrik (për një njeri).
Shprehje
- U bë spec (spec i kuq, piper) u zemërua shumë e menjëherë; u skuq fort (nga zemërimi, nga inati etj.).