Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PIRUN

    m. sh.
    1. Mjet i vogël kuzhine, me bisht të gjatë e me disa dhëmbë si sfurk, që përdoret kur hamë për të kapur copat e mishit, djathin, perimet etj. Pirun i kromuar. Pirunë të vegjël (për ëmbëlsira, për meze). Dhëmbët e pirunit. Kap (ha, marr) me pirun. Ia nguli pirunin.
    2. Pjesë e biçikletës ose e motoçikletës, e përbërë prej dy krahësh anësorë, në fund të të cilëve mbërthehet rrota e parë.

      Shprehje

      • Ia di lugët e pirunët dikujt shih te LUG/Ë,~A. Luga mbush barkun, piruni than gurmazin fj. u. shih te LUG/Ë,~A.