Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PLAKAREC

    mb. mospërf.
    1. Që duket mjaft i plakur, që është fishkur e është rrudhur nga pleqëria. Burrë plakarec. Grua plakarece.
    2. Që i ka kaluar koha, që nuk është më i njomë, i fishkur; bajat (zakonisht për perimet). Trangull plakarec.
    3. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Plak me trup të imët, i fishkur e i shëmtuar nga pleqëria.