PLAK
Ikal.
- E bëj plak; e bëj të duket i shkuar në moshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet.
- bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.
- fig. bised. E vonoj, e bëj të presë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.
IIm. sh.
- Burrë i vjetër në moshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Plak i mençur (me mend). Pleq e të rinj të gjithë, i madh e i vogël. Azili i pleqve (shtëpia e pleqve). Grupi (kori) i pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! ur. (kur lind një djalë).
- bised. Burrë në moshë të madhe, që është baba, kryetar familjeje etj. Plaku im. Plaku i shtëpisë. U kthye plaku. Si ta quajnë plakun? Si e ke plakun?
- bised. etnogr. Burrë i vjetër në moshë, që thirrej si gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. Doli plak. E vunë plak dikë. Hyri plak diku. Mos u bëj plak në shtëpinë e botës! fj. u. mos ndërhy në punët e të tjerëve. Hem të vë plak, hem të rruan mjekrën. fj. u. edhe të ngarkon vetë për një punë, edhe nuk të dëgjon, nuk të pyet ose nuk të përfill fare.
- hist. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.
- bised. Dordolec që vihet në mes të kopshtit për të trembur zogjtë. Plaku i kopshtit. Është bërë si plak bostani është shëmtuar.
- bot. Madërgonë.
- letr. Mbret, prift.
Shprehje
- Pleqtë e jetës (plakat e jetës) shih te JET/Ë,~A. Plak i mykës (plak në mykë) shih te MYK/Ë,~A. I shkoi (i vajti) për plak dikujt i shkoi për t'i kërkuar një mendim të pjekur që të zgjidhë mirë e drejt një çështje. Ka plak (zot) ahuri shih tek AHUR,~I. Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM. Plaku i Vitit të Ri qenie përrallore, që përfytyrohet si një plak me mjekër të bardhë, i cili u sjell fëmijëve dhurata natën e Vitit të Ri; ai që luan rolin e kësaj qenieje me rastin e festës së Vitit të Ri.
IIImb.
- I vjetër në moshë, i kaluar nga mosha; i vjetër, i moshuar. Burrë plak. Grua plakë. Beqar plak. Qen (ujk) plak. Kalë (ka) plak. Dhelpër plakë edhe fig. Ujk plak (i vjetër) edhe fig. Duket plak. Është më plak se i vëllai.
- bised. Që ka mbirë a është mbjellë prej shumë kohësh, që jeton prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër; që i ka kaluar koha, jo i njomë, i fishkur (për perimet). Rrap (lis) plak. Pyll plak. Bamje plaka. Fjalë plaka.
- fig. Që di shumë, që ka përvojë të madhe nga jeta; që di e ka përvojë më shumë se të tjerët, i vjetër. Bariu plak. Çeta plakë.