PLËNDËS
m. sh.
- anat. Pjesë e të brendshmeve te kafshët ripërtypëse, që është si trastë, pala-pala nga brenda dhe shërben për tretjen e ushqimeve; stomaku i përtypësve.
- Gjellë e gatuar me këtë organ të gjedhit e të bagëtisë së imët. Plëndës me hudhra. Plëndësi i kaut (i dhisë). Plëndës lope (qengji). Rrinte si plëndës rrinte në një vend pa lëvizur.
- bised., mospërf. Stomaku i njeriut; barku. E mbushi plëndësin. Iu fry (i plasi) plëndësi. S`i ngopet plëndësi. E goditi në plëndës.
- bised., mospërf. Njeri shumë i shëndoshë, i ngathët dhe i qullët; barkalec.
- përd. ndajf. bised. Menjëherë dhe pa lëvizur; top në vend, vdekur. Ra plëndës në tokë.