POÇ
m. sh.
- Enë prej balte ose prej qelqi, me fund të rrumbullakët, me grykë të ngushtë, me bark të gjerë e zakonisht me një vegjë, që shërben për të mbajtur ujë, pije të ndryshme etj.; enë balte ose metali me një vegjë, që përdoret zakonisht për të zier gjellë, poçe; sasia e pijes, e ujit, e gjellës etj. që nxë një enë e tillë; poçe. Poç vere (rakie, uthulle). Një poç me ujë. Poç për shkrirjen e argjendit.
- Kokërr susaku, që në disa krahina, pasi i hiqeshin farat, përdorej për ujë, qumësht, dhallë etj.
- bised. shih LLAMB/Ë,~A
- Poç elektrik. Poç llambe. U dogj poçi.
- Pajisje a diçka tjetër që ka një trajtë të fryrë, të rrumbullakët ose vezake. Poçi i derdhjes në furrë. Një poç me shtatë vrima. gjëzë. koka.
- përd. mb. I shëndoshë dhe i rrumbullakët në trup e në fytyrë; buçkan. Ishte poç. E ka fëmijën poç.
- Është poç nga koka (nga mendja) e ka kokën bosh, s'ia pret. Vërtitet rreth poçit sillet gjithnjë rreth një çështjeje pa e zgjidhur atë, nuk del aty ku duhet.