Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    POTURE

    vet. sh.
    1. Pantallona të gjera burrash në disa krahina të Shqipërisë, prej shajaku a prej cohe, që qepen të gjera sipër e më të ngushta te gjunjët dhe që arrijnë zakonisht deri te pulpat e këmbëve; kofshare; brekushe. Poture të leshta. Poture shajaku. Një palë poture. Xhepat e potureve. Veshi poturet. Lidhi (shtrëngoi) poturet.

      Shprehje

      • S'di si lidhen poturet mospërf. shih te LIDHEM.