Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRAPA

    Indajf.
    1. Nga ana e shpinës; në drejtim të kundërt të një lëvizje; pas; mbrapsht; kund. përpara: ia lidhi duart prapa; e ktheu kokën prapa; u kthye prapa; bëri disa hapa prapa; është (mbeti, e la) prapa; ra prapa; uji që rrjedh nuk kthehet prapa (fj. u.).
    2. Pas, nga pas; me vete, pas vetes: e ndoqi (iu vu) nga prapa.
    3. Në një kohë më vonë, pas një kohe tjetër; këtej e tutje; pas: disa ditë më prapa; nesër e prapa; të mos kemi fjalë prapa!; / bised. në një kohë të hershme a në të kaluarën, para: shumë kohë prapa, në lashtësi.
    4. Më pas se koha që duhet të shënojë; jo me ritmin a me shpejtësinë që duhet, më ngadalë (për orën); pas; kund. përpara: e kam prapa orën; shkon prapa.
    5. fig. Në një gjendje të prapambetur ose në një shkallë më të ulët; më keq; pas; kund. përpara: kanë mbetur prapa; është prapa botës (prapa dynjasë).
    IIparafj.
    1. (r. rr.) pasI.

      Shprehje

      • Bëri prapa u pendua, u tërhoq, e pranoi gabimin; ndryshoi qëndrimin; i bie prapa (pas
      • ) (dikujt a diçkaje); e mori prapa (diçka) e tërhoqi (një fjalë, një mendim etj.); i shkon prapa (dikujt) e ndjek, bën siç i thotë ose siç bën ai.
    IIIPRAPA-fjalëform.
    1. Gjymtyra e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura, që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve prapa e pas (p.sh. prapaskenë, prapashtesë; i prapambetur; prapaveprues; prapavendos, prapakthej etj.).