PRAPË
If. sh.
- Ana e prapme e diçkaje; kund. e mbara. E prapa e qilimit. E prapa e thikës tuni.
- Veprim i dëmshëm, sjellje e keqe, prapësi; kund. e mbara. E mbara dhe e prapa. Ka bërë shumë të prapa.
- Fatkeqësi, mbrapshti; kund. e mbara. T’u largoftë e prapa! ur. Mos iu ndaftë e prapa! mallk.
IImb.
- bised. I prapmë; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapë e stofit (e këmishës).
- Që bën prapësira, që nuk rri urtë, që nuk lë dy gurë bashkë; që zihet me të tjerët, që nuk ka sjellje të mirë; që shkon keq me njerëzi; i vrazhdë, i ashpër, i egër (për njerëzit); kund. i mbarë. Fëmijë i prapë. Djalë (njeri) i prapë. Ishte njeri i prapë.
- I pashtruar, i egër (për kafshët). Mushkë e prapë. Kalë i prapë. Lopë e prapë.
- I thyer, i egër (për një vend). Vendi prapë. Rrugë e prapë.
- I furishëm, i fortë; i ashpër, i egër; i keq. Erë e prapë. Mot i prapë.
- Shumë i zoti dhe i shkathët; i papërmbajtur. Gjahtar i prapë. Trim i prapë.
- Jo dashamirës, i ashpër, i vrazhdë, i egër (për qëndrimin, sjelljen etj. të dikujt). Sjellje e prapë. Fjalë të prapa.
Shprehje
- E ka këmbën të prapë sjell fatkeqësi (sipas besëtytnive).