Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRAPË I

    ndajf.
    1. Nga ana e prapme; praptas, mbrapsht; kund. mbarë. Mbarë e prapë. E ktheu (e veshi) prapë.
    2. bised. Në drejtim të kundërt me lëvizjen që ka bërë dikush a diçka, andej nga ka ardhur, prapa, praptas, mbrapsht. Iku prapë. E ktheu prapë. I mori fjalët prapë.
    3. fig. bised. Në mënyrë të pakënaqshme, jo ashtu siç duhet; mbrapsht.

      Shprehje

      • Bën prapë bën prapësira, bën gjëra që s`lejohen (zakonisht për një fëmijë). E bëri prapë dikë ia ktheu mendjen për diçka, e bëri që ta lërë një punë, e prapësoi. I ra vendit mbarë e prapë (mbrapsht) shih te MBARË. Folën mbart e prapë (mbrapsht) shih te MBARË. E pa mbarë e prapë shih te MBARË. E pyeti mbarë e prapë shih te MBARË. E rrahën (e shoshitën, e gjykuan) mbarë e prapë (mbrapsht) një çështje shih te MBARË.