Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRITË

    If. sh.
    1. Ledh prej dheu, prej guri etj. që ngrihet në shtratin e një lumi a të një rrjedhe tjetër për të ndaluar vërshimin e ujit; sfrat; pendë.
    2. PresëI 2.
    3. spec. Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje: pritë ere; prita e avujve.
    4. fig. Pengesë: i vuri pritë (diçkaje) e pengoi.
    IIf. sh.
    1. Vend i fshehtë ku rri dikush në pritje për të qëlluar dikë ose një kafshë a një shpend; grupi i njerëzve që përgjojnë në këtë vend: i zuri (i bëri) pritë; ra në pritë.