Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PRITË I

    f. sh.
    1. Ledh prej dheu, prej guri, prej betoni etj. që ngrihet në vende të pjerrëta, në shtratin e një lumi, të një përroi etj. për të ndaluar vërshimin e ujit ose për të mbrojtur tokën nga gërryerja; cfrat, pendë. Pritë malore. Pritë dheu (betoni). Pritë me gurë (me mur, prej zhavorri). Pritat e lumit. Ndërtoi (ngriti) një pritë.
    2. Vendi ku ndahet uji nga vija kryesore nëpër hulli të arës, presë. Pritat e orës.
    3. spec. Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje. Pritë ere. Prita e avujve.
    4. fig. Punë ë vështirë, vështirësi; pengesë që duhet kaluar. Pritë e vështirë. E kaloi priten. I vuri pritë diçkaje e pengoi diçka.