PRITË II
f. sh.
- Vend i fshehtë ku dikush rri në pritje a në përgjim për të sulmuar në befasi dikë; pusi. I zuri (i bëri, i ngriti, i vuri) pritën. I doli (i rrinte) në pritë. E futën në pritë. Ra në pritë.
- përmb. Grupi i njerëzve që përgjojnë në një vend të fshehtë për të sulmuar dikë në befasi. Prita partizane.