QAFËZ
f. sh.
- Qafa e dorës a e këmbës. Qafëza e këmbës (e dorës).
- Qafa e çorapit.
- Pjesa e këmishës ose e një petku tjetër rreth e rrotull qafës së njeriut; jakë. Qafëza e këmishës.
- Pjesa e kularit që mbështetet mbi zverkun e kaut; pjesa e sipërme e rripit a e zinxhirit, që shërben për t’u varur në qafë kafshove një zile a këmborë. Qafëza e zgjedhës. Qafëza e zinxhirit.
- shih QAFOR/E,~JA
- I vuri qafëzën.
- bot. Pjesa e ngushtë që bashkon kërcellin me rrënjët e disa bimëve. Qafëza e fidanit. Qafëza e rrënjës.
- arb. Sqetulla. Qafëzat e njeriut.