REAGOJ
jokal.
- biol. fiziol. I përgjigjem një ngacmimi të jashtëm, veproj nën ndikimin e një ngacmimi. Reagon lëkura (organizmi, trupi). Reagon bima (kafsha). Reagon ndaj dritës (zhurmës, temperaturës). Reagon shpejt (menjëherë).
- libr. I përgjigjem me fjalë, shpreh mendimin a qëndrimin për diçka që thuhet ose që bëhet, shpreh përshtypjet e mia për diçka. Reagoi gjithë klasa (salla). Reagon me gjallëri. Nuk reagoi fare.
- libr. Kundërshtoj për diçka që bëhet, veproj si përgjigje kundër diçkaje, kundërveproj. Reagoi me forcë.
- libr. Kuptoj një vërejtje ose një kritikë që më bëhet dhe ndryshoj qëndrim. Reagoi drejt.
- vet. veta III kim. Hyn në veprim me një lëndë tjetër.