Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REAKSION

    Im.
    1. Qëndrim a prirje kundër së resë përparimtare; politikë kundër përparimit shoqëror dhe çdo lëvizjeje demokratike; regjim që mbështetet në një politikë të tillë; përmb. ata që ndjekin këtë politikë ose që kanë vendosur një regjim të tillë; reaksionarët: forcat e reaksionit.
    IIm. sh.
    1. libr. Kundërveprim; reagim: reaksion i lëkurës (biol., fiziol.); i bën (i shkakton, i jep) reaksion; si reaksion ndaj kësaj.
    2. kim., fiz. Bashkëveprim ndërmjet dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike; ndryshim brenda bërthamës së një atomi: reaksion kimik; reaksion bërthamor (fiz.) zbërthimi i bërthamave të atomeve të një elementi, i cili shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe; reaksion zinxhir (fiz., kim.) zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve; fiz. varg veprimesh ose rrjedhimesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar.
    3. tek. Kundërveprim i gazrave, që shtyjnë përpara diçka, duke dalë me forcë nga pas: aeroplan (motor) me reaksion.