Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REAKSION I

    m. sh.
    1. libr. Lëvizje ose ndryshim tjetër që bën një organizëm kur mbi të vepron një ngacmues i jashtëm a i brendshëm, kundërveprim i organizmit ndaj një ndikimi. Reaksioni i lëkurës (i organizmit). I bën (i shkakton, i jep) reaksion.
    2. libr. Kundërveprim; reagim. Aksioni dhe reaksioni. Shkakton reaksion. Si reaksion ndaj kësaj.
    3. kim. Bashkëveprim midis dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike. Reaksion kimik. Reaksion shkëmbimi (zëvendësimi, zbërthimi). Reaksion acid (termik). Reaksioni i tokës. bujq. gjendje e tokës, që përcaktohet nga përpjesëtimi i disa lëndëve të nevojshme për bimët. Hyn në reaksion. Merr pjesë në reaksion. Kryhet (zhvillohet) një reaksion.
    4. tek. Kundërveprimi i gazrave, që shtyjnë përpara një send duke dalë me forcë nga pas. Aeroplan (motor) me reaksion.

      Shprehje

      • Reaksion bërthamor fiz. zbërthimi i bërthamave të atomeve të një elementi, si pasojë e të cilit ai shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe. Reaksion zinxhir a) fiz., kim. shndërrim kimik ose zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm; b) fiz. varg veprimesh ose rrjedhimesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar.