REAKSION II
m.
- Politikë e klasave shfrytëzuese, që mbrojnë sistemin e vjetër sundues, shtypin egërsisht çdo lëvizje revolucionare, luftojnë kundër përparimit shoqëror dhe përpiqen të ruajnë me çdo kusht të drejtat dhe privilegjet e veta ose t'i rikthejnë këto, kur janë mundur nga revolucioni; regjimi i egër që vendosin këto klasa; kundërshtimi i çdo përparimi dhe zhvillimi shoqëror, qëndrimi kundër së resë e përparimtares. Reaksion i zi. Periudhë reaksioni. Organe të reaksionit borgjez (feudal).
- përmb. Forcat e klasave shfrytëzuese, që ndjekin këtë politikë ose që kanë vendosur një regjim të tillë; kundërrevolucionarët, reaksionarët. Reaksioni i jashtëm (ndërkombëtar, i brendshëm). Forcat e reaksionit. Qendra e reaksionit. Krerët e reaksionit. Lufta kundër reaksionit. E shpartalluam reaksionin.