Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REAKSIONAR

    Im. sh.
    1. Pjesëtar i forcave të reaksionit, kundërrevolucionar; ai që përkrah dhe mbështet reaksionin; kundërshtar i përparimit shoqëror ose kulturor, përkrahës i prapambetjes. Reaksionarët e jashtëm (e brendshëm). Reaksionar i tërbuar. Bandë reaksionarësh.
    IImb.
    1. 1. Që bën pjesë në forcat e reaksionit, i reaksionit; që mbështet dhe përkrah reaksionin, që i shërben reaksionit. Politikë (ideologji) reaksionare. Pikëpamje (ide) reaksionare. Qëndrim (veprim) reaksionar. Qeveri (organizatë) reaksionare. Forca (qarqe) reaksionare. Element reaksionar. Vend reaksionar. Shkrimtar reaksionar. Libër (film) reaksionar. Shtypi reaksionar. Ka përmbajtje (qëllime, synime) reaksionare. Luan një rol reaksionar.