REAKTIV
mb.
- kim. Që shërben si reaktiv gjatë analizave kimike për të përcaktuar praninë dhe sasinë e një lënde në një përzierje. Lëndë reaktive.
- Që shkaktohet nga kundërveprimi i rrymave të gazeve, të cilat dalin me forcë prapa; që shfrytëzon forcën shtytëse të gazeve, që punon me reaksion. Lëvizje reaktive. Motor reaktiv. Aeroplan (gjuajtës) reaktiv. Artileri reaktive. Predhë reaktive.