Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REGJUR

    Ias.
    1. Regjje. Mori të regjur (liri) u regj.
    IImb.
    1. Që është përpunuar me lëndë të veçanta dhe që ka fituar cilësitë e nevojshme për t'u përdorur (për lëkurën). Lëkurë e regjur.
    2. Që ka qëndruar në shëllirë për një kohë të gjatë dhe ka fituar disa cilësi të veçanta, që është bërë turshi. Domate (lakra) të regjura. Ullinj (tranguj) të regjur.
    3. fig. Që është stërvitur dhe mësuar në kushte të vështira; që ka fituar përvojë të madhe, që është i rrahur me jetën; i kalitur. Me trup të regjur. Njeri (ushtarak, kuadër) i regjur.
    4. keq. Që ka kohë që merret me një veprimtari të dëmshme dhe nuk heq dorë prej saj, i betuar. Kriminel (spiun, agjent, armik) i regjur. Ujk i regjur.

      Shprehje

      • I regjur (i rrahur) me vaj e me uthull shih te VAJ, ~I I.