Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËMBEHEM

    vetv.
    1. E marr një punë me ngut e pa e menduar, veproj në mënyrë të nxituar; marr zjarr, e nis diçka në zemërim e sipër. Rrëmbehet nganjëherë. Mos u rrëmbe, merre shtruar! Flet (vepron) pa u rrëmbyer.
    2. Tërhiqem shumë pas diçkaje, më pushton diçka tërësisht e me forcë, jepem i tëri pas diçkaje e nuk vë re asgjë tjetër. Rrëmbehet pas punës. Rrëmbehet pas muzikës (pas filmave, pas pikturës). U rrëmbyen pas bukurisë së vendit.
    3. vet. veta III. Përcëllohet, digjet pak; përskuqet. U rrëmbye buka (lakrori). Mos e lër mishin sa të rrëmbehet!
    4. Kapem, rrokem. U rrëmbyen me shoqi-shoqin.
    5. Pës. e RRËMBEJ.