Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËSHQIT

    ndajf.
    1. Për rrëshqit: 1. Duke e prekur fare pak, duke e çikur lehtë; rrëshqitas. I shkoj për rrëshqit. E pa për rrëshqit.
    2. fig. Pa u ndaluar në diçka, kalimthi, për pak çaste, shkarazi; pa u thelluar mirë, sipër e sipër, sa për të kaluar radhën, shkel e shko. E përmendi për rrëshqit. Foli për rrëshqit. I hodhi një sy për rrëshqit. E bëri punën për rrëshqit.