Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËSHQITAS

    ndajf.
    1. Duke rrëshqitur, me rrëshqitje. Zbriti rrëshqitas. E lëshoi rrëshqitas.
    2. fig. Pa u ndier, fshehurazi. Erdhi rrëshqitas. Ecnin rrëshqitas.
    3. Duke e prekur fare pak, për rrëshqit. E kapi plumbi rrëshqitas.
    4. fig. Pa u ndalur në diçka, kalimthi, shkarazi; pa u thelluar, për rrëshqit. E kujtoi (e përmendi) rrëshqitas. E pa (e vështroi) rrëshqitas. I hodhi një shikim rrëshqitas.