Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRETHUAR

    mb.
    1. Që ka përreth një gardh a një mur. Shtëpi e rrethuar. Oborr i rrethuar. Arë e rrethuar.
    2. Që ka rreth e përqark trupa ushtarake kundërshtare. Qytet (fshat, vend) i rrethuar. Kështjellë e rrethuar. Ushtri e rrethuar.
    3. si em. m. kryes. sh. ~, ~IT (të). Ata që janë brenda një vendi, të cilin e ka rrethuar kundërshtari. Të rrethuarit e çanë rrethimin.