Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRETHUES

    mb.
    1. Që është rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Muri (gardhi) rrethues. Ajri rrethues. Mjedisi rrethues.
    2. Që ka rrethuar një qendër të banuar a një ushtri kundërshtare për ta detyruar të dorëzohet. Ushtria rrethuese.
    3. si em. m. kryes. sh. ~, ~IT. Ata që kanë rrethuar një qendër të banuar a një ushtri kundërshtare për ta detyruar të dorëzohet. Rrethuesit e kështjellës. Ushtria e rrethuesve.