RRUMBULL
m. sh.
- Copë trungu e rrumbullakët ose diçka tjetër si lëmsh. Rrumbull druri. Rrumbull dëbore. Rrumbull kripe.
- përd. ndajf. Si lëmsh. I mbështolli rrumbull plaçkat. E ndau (e preu) rrumbull.
- përd. ndajf. Plot e përplot; rrumbullak. Ishte mbushur rrumbull. Rruga mban rrumbull katër orë. Peshonte rrumbull pesë kilogramë.
Shprehje
- U bë rrumbull u deh keq, piu sa u bë tapë, u rrumbullos. Ia tha rrumbull i tha hapur në sy atë që mendon, ia tha troç.