Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHALË II

    f. sh.
    1. Mbulesë e posaçme prej lëkure, që i vihet kalit a mushkës në shpinë, shtrëngohet me rrip pas trupit të tyre dhe shërben për t'u ulur në të. Kalë me shalë. Kalë (kafshë) shale kalë (kafshë) që shërben për t'i hipur dhe për të shkuar nga një vend në një tjetër. Molla e shalës. I vë (i heq) shalën kalit (mushkës). Ulem në shalë. U rrëzua (ra) nga shala.
    2. Ndenjësja e biçikletës ose e motoçikletës, zakonisht si trekëndësh, që bëhet prej lëkure të trashë dhe prej disa sustash. Shalë biçiklete. I ndërroi (i hoqi) shalën (biçikletës).

      Shprehje

      • Shalë mbi samar barrë a detyrë e re, e një shkallë më të lartë, të cilën ia ngarkojmë dikujt që është i zënë me shumë punë të tjera dhe nuk e përballon dot. I shkon (i ka hije) si shala gomarit iron. nuk i shkon fare, nuk i përshtatet (për një rrobë etj.). Shkoi (vajti) gjaku deri në shalë (deri në bark) të kalit (deri në tra) shih te BARK,~U. Zbriti (u ul) nga shala e hipi në samar iron. ra nga përgjegjësia, zbriti nga një detyrë a punë e lartë në një detyrë a punë më të ulët, zbriti nga kali e hipi në gomar.