SHËMBËLLIM
m. sh.
- Të qenët i ngjashëm me një tjetër, përngjasim. Shëmbëllim i plotë. S`gjej as shëmbëllimin më të vogël ndërmjet tyre.
- Pamje krejt e njëjtë ose shumë e përafërt me dikë a me diçka tjetër, përngjasim, shëmbëllesë. Shëmbëllim i gjallë. Shëmbëllimi i hënës. Bukuri pa shëmbëllim.
- Pamja a figura e diçkaje që shfaqet në mendjen tonë në bazë të perceptimeve e të përshtypjeve të mëparshme; riprodhimi në mendjen tonë i diçkaje që e kemi parë a që e kemi dëgjuar më parë. Shëmbëllimi i detit. Shëmbëllimi i babait. Shëmbëllimi i zërit të nënës.
- Figura, fytyra a pamja e dikujt ose e diçkaje; diçka që është bërë sipas përngjasimit me një tjetër ose që është mishërimi i saj. E bëri sipas shëmbëllimit të diçkaje. I afrohej s`ëmës nga shëmbëllimi.
- opt. Riprodhimi i një sendi me anë të një sistemi optik. Shëmbëllim i drejt ë(i përmbysur, i zmadhuar, i zvogëluar, real). Shëmbëllimi i një objekti. Madhësia e shëmbëllimit. Jep shëmbëllim (një sistem optik)
- vjet. Shembull. Shëmbëllime letrare.