Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHËTIT

    jokal.
    1. Dal e eci me këmbë ose me një mjet në rrugë, në lulishte, në pyll etj. për të marrë ajër të pastër, për t'u çlodhur a për t'u argëtuar; eci tutje e tëhu nëpër një vend. Shëtit në lulishte (në bulevard, në oborr, në pyll, në liqen, në det). Shëtit me shokët. Shëtit me biçikletë (me barkë). Dal për të shëtitur.
    2. kal. Nxjerr dikë për shëtitje me këmbë ose me një mjet. Shëtit djalin (vajzën). Shëtit fëmijët me karrocë (me barkë). Shëtit një mik nëpër qytet.
    3. edhe kal. Shkoj nga një vend në një tjetër për punë ose për qejf; kaloj në pika të ndryshme të një vendi, e bredh; bredh. Ka shëtitur nëpër fshatra. Shëtit nëpër shokët. E ka shëtitur me pëllëmbë tërë Shqipërinë. Ka shëtitur dynjanë ka qenë në shumë vende, ku nuk ka qenë.
    4. vet. veta III fig. Kalon nga një njeri a nga një vend te një tjetër, kalon dorë më dorë pa zënë vend (për sendet). Ky libër ka shëtitur dorë më dorë. Kjo pikturë ka shëtitur nëpër disa muze.

      Shprehje

      • E shëtit (e mat) me pëllëmbë shih te PËLLËMB/Ë, ~A. Shëtit sytë (vështrimin) hedh vështrimin andej-këtej, kullot sytë. Shëtit (bredh, shkon) lule më lule dikush keq. shih te LUL/E,~JA.