SHEMBJE
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHEMB, SHEMBEM. Shembja e mureve (e urës). Shembje dëbore (akulli). Shembja e së vjetrës (e sistemit kolonial, e kapitalizmit). Rrezik shembjeje. Vendi i shembjes.
- Vend i shembur, rrëzimë, shembëtirë. E zuri rrugën një shembje.
- Vend i vrarë nga një goditje, por pa gjak. Shembje e lehtë (e rëndë). Ka një shembje në këmbë.